Politike

Berisha: Jemi më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë

Ai u drejtohet qytetarëve duke u thënë se, me paratë e tyre, Rama, paguan mediat e tij për propagandë për të mashtruar qytetarët. 

22 Dhjetor 2025, 19:36 Nga D.S

 

Berisha: Jemi më të vendosur se kurrë në ekzistencën
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, tha sot opozita është më e vendosur se kurrë për të përmbysur atë që e quan 'narkodiktarurë'. Ai u drejtohet qytetarëve duke u thënë se, me paratë e tyre, Rama, paguan mediat e tij për propagandë për të mashtruar qytetarët. 

"Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.

Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë. Miq, rrallë ndonjëherë ka vendosur, vetëm në disa vende të Afrikës, që qeveritarët të bëhen multi-miliarderë dhe miliarderë dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre. Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët.

Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës. Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti. Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë," tha Berisha./Dosja.al

rama berisha pd ps

Sondazh

Poll