Politike

"Bandat në pushtet fshihen si struci"/Balliu: Janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit! Morën peng biznesmenët për interesat e baxhanakut të Edi Ramës

Balliu theksoi se ndërkohë që ka mungesë ilaçesh në spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

22 Dhjetor 2025, 19:17 Nga E. D
"Bandat në pushtet fshihen si struci"/Balliu: Janë në
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në protestë, denoncoi qeverinë për korrupsionin dhe kapjen nga krimi i organizuar. Balliu tha se bandat në pushtet fshihen si struci dhe sot më shumë se kurrë janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit. Demokrati gjithashtu u shpreh se teksa të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Në fund, Balliu theksoi se ndërkohë që ka mungesë ilaçesh në spitale, Ergys Agasi ka 3 milionë euro shishe vere.

"Bandat në pushtet fshihen si struci. Sot më shumë se kurrë janë në garë kush t’ja fusë njëri-tjetrit. 12 vite kemi denoncuar se si një narkopushtet ka vjedhur cdo ditë, cdo minutë e orë duke i transformuar shqiptarët në popullin më të varfër me pushtetarët më të pasur të botës

Ndërkohë që sot nuk ka ilace në spitale, Ergys Agasi mban në shtëpi 3 mln euro shishe vere. Ndërkohë që të rinjtë e të rejat largohen sepse nuk blejnë një shtëpi, Belinda Balluku ka 317 apartamente e 2 jahte. Ku i gjetën paratë? Janë të gjitha paratë tuaja. Ndaj duhet të luftojmë që të arrestohen dhe tu konfiskohen pasuritë. Deri dje ishte vetëm opozita që fliste për narkoshtetitn dhe që denonconte, sot është e gjithë Evropa, janë 7 rezoluta ndërkombëtare.

Sot nuk ka asnjë gjuhë e botës që nuk e di se Edi Rama është kryetar i narkoshtetit, trafikant i rëndomtë droge që mban pushtetin vjedhur pme narkokartelet duke blerë votat me paratë e bandave, kur një shtet bie pre e bandave cfarë ndodh, ndodh që biznesmenët merren peng, që administratës i bëhet presion," tha Klevis Balliu./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Poll