Aktualitet

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç. 

22 Dhjetor 2025, 18:19 Nga D.S

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës/ 43-vjeçari humb

VLORË- Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç. 

Pas dhënies së ndihmës së parë  në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjeksor. Uniformat e bardha bëjnë me dije se nga i plagosuri ka pësuar plagë të shumta në gjymtyrët e poshtme, e cila ka rezultuar në deri në humbjen e një gjymtyre./Dosja.al 

aksident

Sondazh

Poll