Aktualitet

Protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK/ Gazetari nxjerr VIDEO-n e dhunës ndaj Rexhep Ademit: Të fortët e qeverisë po i vjedhin tokën! Policia e Kavajës nuk reagon

Në postimin e tij gazetari sqaron se Rexhep Ademi i cili protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK, po i vjedhin tokën në Kavajë. Sipas denocimit të gazetarit, këtë po e bëjnë të fortët e lidhur me qeverinë.

22 Dhjetor 2025, 15:57 Nga E. D
Protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK/ Gazetari nxjerr
pamje nga sherri

KAVAJË- Gazetari Flavio Qarri ka publikuar sot një video të Rexhep Ademit ku ai po dhunohet. Në postimin e tij gazetari sqaron se Rexhep Ademi i cili protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK, po i vjedhin tokën në Kavajë. Sipas denocimit të gazetarit, këtë po e bëjnë të fortët e lidhur me qeverinë. Më tej gazetari thekson se policia e Kavajës nuk reagon dhe as Prokuroria jo.


Postimi i plotë:

Për të kuptuar domethënien e Shqipërisë 2025 lexoni këtë denoncim të Flavio Qarri. Rexhep Ademi protestoi i vetëm për disa javë te dera e SPAK. Po i vjedhin tokën në Kavajë. Të fortët e lidhur me qeverinë. Sot shkoi te prona e tij. Po ndërtojnë resort aty. E masakruan me grushta e shkelma. Te prona e vet!!! Policia e Kavajës nuk reagon. Prokuroria jo! E masakruan!/Dosja.al

flavio qarri rexhep ademi

Sondazh

Poll