22 Dhjetor 2025, 14:02
Nga M.L
Foto ilustruese
VLORA- Prokuroria e Vlorës ka njoftuar konfiskimin e mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. R.Z. ishte dënuar fillimisht me 7 vite burg, ndërsa me aplikimin e nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimi i tij u ul me një të tretën, duke rezultuar në 4 vite e 8 muaj burgim.
Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, i janë konfiskuar shtetasit R.Z-së pasuri të ndryshme, përfshirë apartamente, truall, tokë arë, një makinë BMW dhe disa njësitë e tjera të paluajtshme, të cilat kapin vlerën e mbi 2 milionë eurove.
Mes pasurive të konfiskuara janë: apartamente dhe njësitë e banimit në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë; truall dhe tokë arë në zona të ndryshme kadastrale në Vlorë, disa në bashkëpronësi me persona të tjerë; njësi shtesë 4-katësh, e ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit nr.2/446 datë 28/09/2011; automjeti BMW GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, duke vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 7 vite burgim;
Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale ulë 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin R.Z me 4 vjet e 8 muaj;
Konfiskimin e pasurive si më poshtë:
– Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me siperfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;
– Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe
– Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.
prokuroria e vlorës
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 13:07
polici i dhunuar
VLORA- Një operacion i zhvilluar sot në Vlorë nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojt...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 12:55
M.L
Beqiri, Meçe, Karçanaj
TIRANA- Janë publikuar disa imazhe nga rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht t&eum...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 12:29
M.L
KOSOVA- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë prezantuar video-incizime të reja që tregojnë momentet pak para n...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 12:14
I.A
AKSHI
TIRANË- Dosja.al, ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet për afer&...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 11:47
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur sot protestë kombëtare në orën 18:00 para Kryeministr...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 11:35
M.L
Foto ilustruese
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu ka bërë të ditur se konsumi i energjisë elektrike në Kosovë ësh...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 11:07
M.L
Agasi, Karçanaj, Beqiri
TIRANA- Një skandal Në dosjen hetimore të AKSHI-t ka dalë në pah nga regjistrimet e bisedave m...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 10:52
M.L
Foto ilustruese
KUKËS- Policia e Kukësit ka vijuar kontrollet intensive dhe veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rre...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 10:32
M.L
ANGLI- Një hetim i gazetës britanike Daily Mail ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti kontrabande që ndihmon emigrantë të p&e...
Aktualitet
22 Dhjetor 2025, 10:10
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një detyrë komplekse që shpesh kërkon zbardhjen e çështjeve komplekse kulturore për të har...