Aktualitet

Qarkullonte i armatosur me municion luftarak/ 30 vjeçari në Lezhë, bie në pranga

Kristian Buzatu, banor i fshatit Tale në Lezhë, u ndalua nga policia në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa. 

22 Dhjetor 2025, 15:41 Nga D.S

Qarkullonte i armatosur me municion luftarak/ 30 vjeçari në

TIRANË-  Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar në kuadër të finalizimit të operacionin të koduar 'Gjerdani'. Kristian Buzatu, banor i fshatit Tale në Lezhë, u ndalua nga policia në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa.  Uniformat blu, i sekuestruan 30-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje. 

Policia bën me dije se, ka nisur procedimi penal për vepren 'Moskallëzim i krimit' ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhes për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”. Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale. Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

lezhe

Sondazh

Poll