Politike

Çështja 'CEZ-DIA' dhe Lobimi në SHBA, shtyhet seanca/ Avokati i Metës: Nesër do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të pengesave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit.

22 Dhjetor 2025, 15:57 Nga D.S
Çështja 'CEZ-DIA' dhe Lobimi në SHBA, shtyhet seanca/
Kujtim Çakrani

TIRANË- Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA, i Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të pengesave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit.

“Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve.

Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politik dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK.”- tha ai.

Avokati njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme, 23 dhjetor, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me prova shtesë për kërkesën e tyre për lirimin nga qelia të Metës./Dosja.al

cez-dia ilir meta

Sondazh

Poll