Politike

"Pelesh shtyu mbledhjen..."/ Bardhi: Akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë!

Në këtë konferencë për shtyp, deputeti Bardhi, në emër të opozitës, deklaroi se dënon me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri gjatë mbledhjes.

20 Dhjetor 2025, 11:41 Nga D.S
"Pelesh shtyu mbledhjen..."/ Bardhi: Akt politik i urdhëruar
Foto nga Konferenca

TIRANË-  Deputetët e Partisë Demokratike thanë sot se mbledhja e djeshme e Këshilllit të Mandateve u shty qëllimisht nga një urdhër politik nga Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në këtë konferencë për shtyp, deputeti Bardhi, në emër të opozitës, deklaroi se dënon me forcë aktin e paprecedent që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri gjatë mbledhjes.

Sipas tij, shtyrja e mbledhjes nga ana e Peleshit, ka penguar që kërkesa e Prokurorisë për Ballukun të merrej në shqyrtim. Kreu i opozitës në parlament, Gazmend Bardhi, thekson se kërkon me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë.

"Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, dënojmë me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Pelesh i shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke penguar që kjo kërkesë të merrej në shqyrtim dhe t’i hapej rruga kërkesës së SPAK-ut. Ky është një akt politik i urdhëruar nga Edi Rama për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e zv/kryeministres dhe qeverisë së tij.

Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe", deklaroi Gazment Bardhi.",tha Bardhi./Dosja.al

pd gazmend bardhi

Sondazh

Poll