Politike

CNN, BBC dhe Al Jazeera jehonë kaosit në Kuvend: Opozita shqiptare proteston kundër sundimit të socialistëve

Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan dhe shkaktuan kaos në Kuvend, duke ndezur flakadanë e duke u përplasur ashpër me socialistët. 

20 Dhjetor 2025, 09:54 Nga E. D

CNN, BBC dhe Al Jazeera jehonë kaosit në Kuvend: Opozita shqiptare

TIRANË- Kaosi i shkaktuar ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Mediat CNN, BBC dhe Al Jazeera kanë raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe kryeministrti Edi Rama. 

Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan dhe shkaktuan kaos në Kuvend, duke ndezur flakadanë e duke u përplasur ashpër me socialistët. 

“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)

Kaosit në seancën plenare i ka bërë jehonë edhe media britanike BBC, e cila ka ndarë pamje nga përplasjet e ashpra në Kuvend. BBC shkruan se ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër sundimit të socialistëve në pushtet. 

"Politikanët e opozitës në Shqipëri ndezën flakë tymi dhe një zjarr në parlament në një përpjekje për të ndaluar votimin e dhomës për buxhetin e vitit 2024. Ligjvënësit e opozitës po protestonin kundër asaj që e quanin sundim gjithnjë e më autoritarnga partia socialiste në pushtet," shkruan BBC.

CNN, BBC dhe Al Jazeera jehonë kaosit në Kuvend: Opozita shqiptare

Ndërsa Al Jazeera shkruan se në parlamentin e Shqipërisë pati skena kaotike, ku votimi për avokatin e popullit, u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës.

"Shpërthim dhe përleshje në debatin parlamentar të Shqipërisë. Në parlamentin e Shqipërisë pati skena kaotike, ku votimi për avokatin e popullit të ardhshëm të të drejtave të njeriut në vend u shndërrua në një protestë nga politikanët e opozitës për mashtrim të dyshuar zgjedhor dhe korrupsion," shkruan Al Jazeera./Dosja.al

kuvendi mediat e huaja protesta e opozites pd ps

Sondazh

Poll