Politike

Tërmeti shkatërrues i vitit 2019! Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin

Sipas vendimit të qeverisë, për këtë vit janë akorduar mbi 220 milionë lekë të reja, nga të cilat rreth 169 milionë do t’i shkojnë Bashkisë Durrës dhe më shumë se 53 milionë Bashkisë Shijak, për vijimin e projekteve të rikonstruksionit dhe rimëkëmbjes së infrastrukturës së dëmtuar.

19 Dhjetor 2025, 18:07 Nga M.L
Tërmeti shkatërrues i vitit 2019! Qeveria miraton përdorimin e
Foto ilustruese

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot përdorimin e fondeve të rindërtimit për pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, që goditi rëndë qytetet e Durrësit dhe Shijakut.

Sipas vendimit të qeverisë, për këtë vit janë akorduar mbi 220 milionë lekë të reja, nga të cilat rreth 169 milionë do t’i shkojnë Bashkisë Durrës dhe më shumë se 53 milionë Bashkisë Shijak, për vijimin e projekteve të rikonstruksionit dhe rimëkëmbjes së infrastrukturës së dëmtuar.

Vendimi i Qeverisë për fondet e rindërtimit:

“Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 169 850 000 (njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e pesëdhjetë mijë) lekë pa TVSH, për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës.

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit  të banesave individuale për ata individë, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë, që rezultojnë me shkallë dëmi DS4 e që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

Efekti financiar në masën 5 314 932,40  (pesë milionë e treqind e katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e dy presje dyzet) lekë përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar”.

Shpallen edhe dy zona të tjera për “Paketën e Maleve”

Gjithashtu gjatë mbledhjes u bë edhe shpallja e dy zonave të tjera me përparësi zhvillimi turistik për “paketën e Maleve” në Klos dhe Vaun e Dejës.

“Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Klos të disa zonave. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vau i Dejës të disa zonave. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë: të zhvillimit ekonomik; të zhvillimit industrial dhe të zhvillimit turistik".

këshilli i ministrave

Sondazh

Poll