Politike

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve për zv.kryeministren, tre prokurorë në sallë

Në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, mësohet se është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndërsa, zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet imuniteti i saj. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

19 Dhjetor 2025, 10:43 Nga E. D

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut/ Nis mbledhja e

TIRANË- Mbledhja e Këshillit te Mandateve dhe Imunitetit ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku ka nisur. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm tre prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Në Kryesinë e Kuvendit, ku do të mbahet dhe mbledhja, mësohet se është paraqitur dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndërsa, zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet imuniteti i saj. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

mblidhja e këshillit të mandateve për zv.kryeministren

Sondazh

Poll