Politike

Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon zv.kryeministren! Ndalohet të dalë jashtë shtetit, dy vartësit mbeten në arrest shtëpie

Ndërkohë, lidhur me masën që parashikon pezullimin e saj nga detyra, trupa e Apelit ka vendosur të mos e shqyrtojë për momentin këtë pjesë të vendimit, duke e shtyrë vendimmarrjen deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese mbi këtë çështje.

18 Dhjetor 2025, 15:40 Nga M.L
Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO
Belinda Balluku

TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mbajë në fuqi masën e sigurisë që i ndalon daljen jashtë territorit të vendit zv/kryeministres Belinda Balluku, pas seancës së mbajtur sot.

Në seancë, Balluku nuk ka marrë pjesë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e saj.

Ndërkohë, lidhur me masën që parashikon pezullimin e saj nga detyra, trupa e Apelit ka vendosur të mos e shqyrtojë për momentin këtë pjesë të vendimit, duke e shtyrë vendimmarrjen deri në një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese mbi këtë çështje.

Apeli i GJKKO ka vendosur të lërë të pandryshuara edhe masat e sigurisë ndaj drejtorit të ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe kreut të KESH-it, Erald Elezi, duke i mbajtur të dy në arrest shtëpie.

Sipas vendimit të marrë sot, trupa gjykuese nuk ka pranuar kërkesat për ndryshim të masës, duke konfirmuar vijimin e arrestimit në banesë për dy zyrtarët, të cilët janë vartës të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku gjkko

Sondazh

Poll