Politike

Kërkojnë heqjen e masave, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten me avokatët në Apelin e GJKKO

Ndërkohë që sot në GJKKO ka shkuar dhe avokati i Belinda Ballukut, e cila kërkon po ashtu heqjen e masave të sigurisë. 

18 Dhjetor 2025, 10:56 Nga I.A

Kërkojnë heqjen e masave, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten me

TIRANË- Kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli dhe drejtori i OSHEE-së Erald Elezi janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme për heqjen e masave të sigurisë. Mësohet se ata kanë hedhur në Apel vendimin e shkallës së parë, e cila i ka lënë në arrest shtëpie. 

Ndërkohë që sot në GJKKO ka shkuar dhe avokati i Belinda Ballukut, e cila kërkon po ashtu heqjen e masave të sigurisë. 

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

gentian gjyli erald elezi

Sondazh

Poll