Politike

Opozita “pushton” Kuvendin/ Pankarta ironizuese, flakadanë dhe tymuese, ja çfarë ndodhi në seancën plenare (VIDEO+ FOTO)

Më pas demokratët ndezën flakadanë, ndërsa drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi hodhën shishe uji dhe sende të tjera.

18 Dhjetor 2025, 10:57 Nga E. D
Opozita “pushton” Kuvendin/ Pankarta ironizuese, flakadanë dhe
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me përplasje të dhunshme, pasi deputetët e opozitës “pushtuan” vendet e ministrave. Më pas demokratët ndezën flakadanë, ndërsa drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi hodhën shishe uji dhe sende të tjera.

Më pas, demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli. Herë pas here në kor opozita kërkonte edhe zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin.

Gjithashtu deputët e PD ndezën edhe një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim, ndërkohë që Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve.



kuvendi

Sondazh

Poll