Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Osmani: Kosovës i hiqen të gjitha sanksionet nga janari! Rama e përqafon: Meritë e jotja (VIDEO)

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se ka lajme të shkëlqyeshme për Kosovën, pasi në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. 

18 Dhjetor 2025, 07:34 Nga E. D
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Osmani: Kosovës i hiqen
 Vjosa Osmani, Edi Rama

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel njoftoi se Kosovës do t'i hiqen të gjitha sanksionet e vendosura nga BE duke nisur nga muaji janar. Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se ka lajme të shkëlqyeshme për Kosovën, pasi në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës. 

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të samitit dhe pas diskutimeve u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqen sot dhe një pjesë në fund të janarit”, tha Osmani.

Në videon e shpërndarë nga Osmani shfaqet edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerëson përpjekjet e presidentes për heqjen e sanksioneve të vëna ndaj Kosovës nga Unioni në verën e vitit 2023. Në video, Rama e cilëson Presidenten e Kosovës si një grua e jashtëzakonshme, e cila i ka zhbllokuar të gjitha fondet.

“Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot, i ka zhbllokuar të gjitha fondet. Dhe lërini ca thotë kemi lajme, ka kjo lajme dhe është merita e saj. Ti e di që unë nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi”, tha Rama./Dosja.al

 vjosa osmani edi rama

Sondazh

Poll