17 Dhjetor 2025, 15:56
Nga M.L

TIRANA- Autoritetet spanjolle u kanë kthyer përgjigje zyrtare institucioneve shqiptare, duke konfirmuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani, i njihur si "Sheqeri", nuk rezultojnë me precedentë penalë në Spanjë. Gjithashtu, gjatë katër ditëve që ata qëndruan në Barcelonë, janë regjistruar si turistë dhe autoritetet spanjolle bëjnë me dije se nuk disponojnë informacione apo prova që të kenë qenë të ndjekur apo të vëzhguar nga persona të tjerë.
Sipas gazetarit të Syri TV, Klajdi Bodlli, pistat hetimore çojnë në dyshimin se përgatitja e atentatit ka nisur në momentin kur Dani dhe Sheqeri janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Barcelonës, më 7 nëntor. Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të udhëtimit të tyre dhe kanë pritur rikthimin në Shqipëri për të vepruar.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./ Dosja.al
gilmando dani
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 15:23
M.L
Meçe, Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 15:09
M.L
Foto ilustruese
VLORA- Një incident është regjistruar në një apartament në lagjen Pavarësia, ku një bombol gaz...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 14:31
D.S
Ibrahim Sollaku
ANGLI- Ibrahim Sollaku, 33 vjeç, nga Wilton Avenue, Southampton, u arrestua në Bournemouth më 5 nëntor. M...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 14:20
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që Kryebashkia...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 14:06
E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Polica ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Kukës. Ai ishte shpallur në kërkim nga p...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 13:18
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeça...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 12:53
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në në ambientet e një shkolle jopublike 9-vje&...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 12:21
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa kompani fruta-perimesh në disa qarqe të vendit për shkak...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 12:24
I.A
Smile
Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veç...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 11:50
D.S
Fabion Kuçi
DURRËS- Policia e Durrësit ka njoftuar se janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri të Fabi...