"Nuk mund të miratohet buxheti pa mua"/ SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që Veliaj të marrë pjesë në mbledhje
Sipas prokurorëve të posaçëm, kërkesa për pjesëmarrje në një mbledhje institucionale nuk përfshihet në këto raste dhe për rrjedhojë nuk plotëson kriteret ligjore për dhënien e një lejeje të veçantë.
TIRANË- SPAK ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që Kryebashkiaku Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në seancën për buxhetin 2026, duke argumentuar se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon një mundësi të tillë.
Në përgjigje, SPAK thekson se në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se i burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.
Pra, sipas prokurorëve të posaçëm, kërkesa për pjesëmarrje në një mbledhje institucionale nuk përfshihet në këto raste dhe për rrjedhojë nuk plotëson kriteret ligjore për dhënien e një lejeje të veçantë.
Përgjigjja e SPAK
VENDIMI
Në Tiranë, viti 2025, muaji Dhjetor, data 17. Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025, KONSTATUAM Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025.
Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe 2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.
Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarinjepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit.
Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme
të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e 1 anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.
Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës. Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë 06.04.2022, VENDOSËM 1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket
pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të
shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj. 2. Të njoh me këtë vendim kërkuesin./Dosja.al
Sondazh
I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 42-vjeçari në Kukës
Foto ilustruse KUKËS- Polica ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar në Kukës. Ai ishte shpallur në kërkim nga p...
"Pse të kalosh ti i pari dhe jo unë"/ Sherri mes të miturve në Sarandë, 15-vjeçari u godit me thikë në qafë! Ja si nisi konflikti
foto ilustruese SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur mes nxënësve në shkollën 9-vjeça...
E rëndë në Sarandë/ Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare, 13-vjeçari godet me mjet prerës të miturin
foto ilustruese SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në në ambientet e një shkolle jopublike 9-vje&...
Rritën çmimet në periudhën e festave/ Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa kompani fruta-perimesh në disa qarqe të vendit për shkak...
Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!
Smile Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veç...
Identifikohen autorët e plagosjes së 'Gucci-t'/ Policia shpall në kërkim 3 personat e dyshuar
Fabion Kuçi DURRËS- Policia e Durrësit ka njoftuar se janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri të Fabi...
DETAJE nga operacioni në Tiranë/ Armët i merrnin në Kosovë, shiteshin nga 2 mijë deri në 3 mijë euro
pistoleta TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacioni “Members”, i zhvilluar në Tiranë kundër shitj...
Goditja e grupit kriminal 'Rraja'/ Anëtarët e bandës flasin për drogën e kapur në Holandë: Ku është ai kur*a! Problemi nuk janë lekët po pse rren
SPAK TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për grupin kriminal 'Rraja', i cili u godit disa ditë më pa...
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri/ Vihen në pranga dy persona, një tjetër në kërkim (EMRAT+ VIDEO)
pamje nga arrestimi TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të ope...
Dhunoi partneren e tij shtatzënë! Interpoli ekstradon 24-vjeçarin nga Dibra
Foto ilustruese TIRANË- Policia e shtetit, ka njoftuar se vijon operacioni ndërkombëtar i koduar 'The Wanted'. Nëpërmjet Interpoli...