Aktualitet

Identifikohen autorët e plagosjes së 'Gucci-t'/ Policia shpall në kërkim 3 personat e dyshuar

U shpallen në kërkim, A.N., 38-vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës dhe po procedohet penalisht 31-vjeçari, L.B.

17 Dhjetor 2025, 11:50 Nga D.S
Identifikohen autorët e plagosjes së 'Gucci-t'/ Policia
Fabion Kuçi

DURRËS- Policia e Durrësit ka njoftuar se janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçit, 33-vjeçarit të njohur ndryshe si 'Gucci'. U shpallen në kërkim, A.N., 38-vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës dhe po procedohet penalisht 31-vjeçari me iniciale L.B.

Sipas policisë këta persona dyshohen se të hënën rreth orës 23:45, janë afruar me dy automjete dhe kanë hapur zjarr ndaj Kuçit. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjetën dhe u sekustruan disa fishekë luftarak, të cilat për cilësi të provës materiale i kaluan Prokurorisë. Ndërkohë,autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

"Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës. Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim."/Dosja.al 

durres gucci fabion kuçi

Sondazh

Poll