Aktualitet

E rëndë në Sarandë/ Sherr mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare, 13-vjeçari godet me mjet prerës të miturin

Bëhet me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç.

17 Dhjetor 2025, 12:53 Nga E. D
E rëndë në Sarandë/ Sherr mes nxënësve të
foto ilustruese

SARANDË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë. Bëhet me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç. Sipas bluve, i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë, paraprak/ Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj./Dosja.al

policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2025, 12:24 I.A

Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!

Smile Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veç...