Aktualitet

Skandali i grupit kriminal brenda AKSHI-t/ Gazetarja Lala: Meçe u rrëmbye poshtë banesës nga persona me uniformë policie dhe logo të BKH! Në SPAK i nxorën videon

Gjatë një interviste në studion e News24, Lala deklaron se hetimet kanë zbuluar se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar shumicën e tenderëve, dyshohet se kanë porositur rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

17 Dhjetor 2025, 15:23 Nga M.L
Skandali i grupit kriminal brenda AKSHI-t/ Gazetarja Lala: Meçe u
Meçe, Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se skandali i zbuluar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) konsiderohet ndër më të rëndët e viteve të fundit, ndërsa pasojat e tij pritet të ndihen në vijim. Gjatë një interviste në studion e News24, Lala deklaron se hetimet kanë zbuluar se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë përfituar shumicën e tenderëve, dyshohet se kanë porositur rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Ajo deklaron se Meçe dyshohet se është marrë peng poshtë banesës së tij nga persona të veshur me uniforma policie dhe me logo të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Më pas, shton Lala, ai është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje, por fillimisht ka refuzuar të japë shpjegime për rrëmbimin. Vetëm pasi është përballur me pamjet filmike, ka pranuar të tregojë momentin e ngjarjes, pa dhënë detaje të tjera.

LalaSkandali që ka ndodhur në AKSHI është një nga më të rëndat. Pasojat e këtij skandali do të ndihen më vonë. Hetimet kanë treguar që Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermal Beqirin, kompanitë e të cilëve kanë fituar pjesën e luanit kanë urdhëruar marrjen peng të biznesmenit Gerond Meçe, i cili është marrë peng poshtë banesës së së tij nga persona me uniforma policie dhe me logon e BKH.

Është mbajtur peng dhe nën shantazh për disa orë dhe më pas është dërguar në Elbasan. Rrëmbyesit nuk janë identifikuar deri tani, por nuk e dimë nëse janë policë apo jo. Kur është marrë peng është detyruar të tërheqë ankimimet nga disa procedura tenderuese. Ai ka tërhequr ankimimet. Është ndërhyrë në e-albania dhe kur operacioni është kryer me sukses Gerond Mece është lënë i lirë në një fashat të thellë të Elbasanit. Ai nuk e ka denoncuar sepse kur je përballë bandave kriminale të rrezikohet jeta. Familjarët e tij kishin kërkuar azil jashtë vendit./ Dosja.al

gazetarja klodiana lala

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Dhjetor 2025, 12:24 I.A

Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!

Smile Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veç...