17 Dhjetor 2025, 15:48
Nga M.L
Rama, Meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shprehur e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për menaxhimin e emigrantëve do të japë rezultate konkrete. Deklarata u bë gjatë një seance në parlamentin italian, ku Meloni theksoi se i ashtuquajturi “model shqiptar” po tërheq vëmendjen e disa vendeve evropiane dhe, sipas saj, në Itali pritet të ndikojë drejtpërdrejt në reduktimin e emigracionit të parregullt.
Ajo nënvizoi se kjo qasje përfaqëson edhe një instrument të rëndësishëm parandalues në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve nga forcat e majta.
Deklaratat e Melonit u bënë në prag të mbledhjes së Këshillit Evropian, ku në fokus do të jenë çështjet e sigurisë dhe migracionit në rajon. Kryeministrja italiane u ndal gjithashtu edhe te zhvillimet në Ukrainë, duke sqaruar se Italia nuk ka autorizuar përdorimin e aseteve ruse dhe se çdo vendimmarrje në këtë drejtim duhet të mbështetet në një bazë të qartë ligjore.
“Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga e majta, e çdo lloj niveli”, tha Meloni./ Dosja.al
giorgia meloni
Politike
17 Dhjetor 2025, 15:19
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mosvënien në dispozi...
Politike
17 Dhjetor 2025, 14:54
Vjosa Osmani, Antonio Costa
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shpreson që së shpejti të hiqen në tërë...
Politike
17 Dhjetor 2025, 14:41
E. D
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka reaguar pasi kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve mat...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:34
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e Ervin Salianjit nga Partia Demokrati...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:24
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të pyetet nesër nga Prokuroria e Posaçme në li...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:28
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokoratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se bashkë me opozitën do të bëjë...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:24
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama po bën një grusht shtet...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:19
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është mes dy zgjedhjeve,...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:09
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur disa kontrolle në partnerët dhe bashkëpunëtorët e biznesmenit Ermal Be...
Politike
17 Dhjetor 2025, 13:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për çështjen e Belinda Ballukut tha se kryeparlame...