17 Dhjetor 2025, 10:27
Nga E. D
Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi, pasi shkalla e tretë e gjyqësorit nuk pranoi rekursin e ish-efektivit, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 25 janar 2024. Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.
Ish-efektivi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin. Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve.
Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin. Ish efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.
SI NDODHI NGJARJA?
Ish-efektivi vrau me armë zjarri kolegun e tij Çaush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin. Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve.
Për viktimën, Zaimi ka thënë se fillimisht ka pasur marrëdhënie shoqërore me të, por më pas janë konfliktuar. Ekspertiza mjekoligjore është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur.
Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare. Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut që shërbente për më shumë se 20 vjet në radhët e Policisë së Shtetit. Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes./Dosja.al
ludian zaim Çaush saliasi gjykata e lartë
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 10:19
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kosova ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të industrisë ushtarake, AM General, për ble...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 09:54
D.S
Lëndët piroteknike
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona me iniciale H.Z. 22-vjeç dhe D.Q. po ashtu 22- vje&cced...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 09:26
D.S
Policia Kufitare Kakavijë
KAKAVIJË- Policia Kufitare në Kakavijë, njofton se sot për shkak të grevës e cila do t&eu...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 09:40
E. D
Prokuroria e Sarandës
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 16 persona, të cil&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 09:16
E. D
droga e sekuestruar
ITALI- Një operacion i përbashkët midis Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Reggio Calabria dhe...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 08:44
E. D
Paratë e sekuestruara
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur sa i përket operacionit të djeshëm në Itali ku u ç...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 08:06
Dosja.al
Kalaja e Porto Palermos
SHQIPËRI- Shqipëria, një vend i vogël ballkanik, është një destinacion turistik plot m...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 07:42
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Per&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 07:20
E. D
foto ilustruese
KANADA- Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila p&eum...
Aktualitet
17 Dhjetor 2025, 07:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...