Aktualitet

Greva e punonjësve në Greqi! Policia kufitare Kakavijë: Ndalohen hyrje-dalje në doganën greke

Duke nisur nga ora 07:00 e ditës së sotme, deri nesër në po të njëjtin orar, ndalohet hyrje dhe dalje nga dogana greke për, automjete, biçikleta, mjete transportit për qytetarë apo për mallra.

17 Dhjetor 2025, 09:26 Nga D.S
Greva e punonjësve në Greqi! Policia kufitare Kakavijë: Ndalohen
Policia Kufitare Kakavijë

KAKAVIJË- Policia Kufitare në Kakavijë, njofton se sot për shkak të grevës e cila do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë ndërprerje të punës. Duke nisur nga ora 07:00 e ditës së sotme, deri nesër në po të njëjtin orar, ndalohet hyrje dhe dalje nga dogana greke për, automjete, biçikleta, mjete transportit për qytetarë apo për mallra.

Policia bën me dije se, përjashtim bëjnë udhëtarët këmbësorë, mjetet e transportimit të mallrave specifikisht që ruhen në kushte frigoferike, medikamente, mjete që transportojnë kafshë dhe emergjencat. Gjithashtu, Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke shmangur udhëtimet brenda këtij harku kohor.

Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:

"Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 17 shkurt, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 18 shkurt. Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin."/Dosja.al

greva ne greqi greqi kakavije

Sondazh

Poll