Aktualitet

VIDEO/ Zbulohen tre biznese që tregtonin lëndë piroteknike, vihen në pranga dy persona

Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekustruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve piroteknike, djegëse, plasëse si dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.

17 Dhjetor 2025, 09:54 Nga D.S
VIDEO/ Zbulohen tre biznese që tregtonin lëndë piroteknike, vihen
Lëndët piroteknike

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona me iniciale H.Z. 22-vjeç dhe D.Q. po ashtu 22- vjeç dhe proceduar penalisht 45-vjeçarin me iniciale R.H, si rezultat i kontrolleve të subjekteve tregtare me qëllim shitjen e kundërligjshme të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit, uniformat blu kanë sekustruar një sasi të konsiderueshme të lëndëve piroteknike, djegëse, plasëse si dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara. Nga burimet zyrtare të policisë, bëhet me dije se materialet e sekuestruara iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

"Strukturat e DVP Tiranë, kontrolle në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Si rezultat i kontrolleve, janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave. Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1. Sekuestrohen sasi e konsiderueshmmme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara.

Në zbatim të planit të masave për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme, të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë Tiranë kanë evidentuar tre raste të kësaj veprimtarie dhe kanë kryer veprimet procedurale për autorët e dyshuar, konkretisht: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. Z., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike. Gjithashtu, u gjet një sasi e madhe veshjesh të dyshuara të kontrabanduara.

Lëndët piroteknike dhe veshjet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin D. Q., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, u gjetën lëndë të ndryshme piroteknike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale; -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollin në marketin në pronësi të tij, në rrugën “Frosina Plaku”, u gjet një sasi lënde e dyshuar plasëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

policia e tiranes lende piroteknike

Sondazh

Poll