Aktualitet

Dhunoi partneren e tij shtatzënë! Interpoli ekstradon 24-vjeçarin nga Dibra

24-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej muajit mars ku Gjykata e Dibrës i dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

17 Dhjetor 2025, 10:51 Nga D.S
Dhunoi partneren e tij shtatzënë! Interpoli ekstradon
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e shtetit, ka njoftuar se vijon operacioni ndërkombëtar i koduar 'The Wanted'. Nëpërmjet Interpolit të Tiranës dhe të Beogradit, është bërë e mundur lokalizimi dhe kapja e 24-vjeçarit Klejvis Metalla në Serbi. I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej muajit mars ku Gjykata e Dibrës i dha masën e sigurisë 'arrest me burg' për dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Sipas policisë, vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore për ekstradimin e 24-vjeçarit.

Policia e Shtetit

"Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”. Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari. Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. 24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë. Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri./Dosja.al

interpol tirana the wanted dhunoi partneren e tij

Sondazh

Poll