"Vetëm bashkë mund të rrëzojmë qeverinë!” Zhupa nga Foltorja e PD: Mbështes protestën e "Shqipëria Bëhet", dënoj dhunën e policisë
Në fjalën e saj gjatë Foltores së PD, Zhupa u ndal gjithashtu tek kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare dhe kritikoi ligjet dhe Buxhetin e miratuar nga mazhoranca.
TIRANA- Deputetja Ina Zhupa shprehu mbështetje për protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoi ndërhyrjen e dhunshme të policisë, duke theksuar se sheshi i Kryeministrisë është i të gjithë qytetarëve dhe se vetëm në bashkëpunim mund të rrëzohet qeveria aktuale.
Në fjalën e saj gjatë Foltores së PD, Zhupa u ndal gjithashtu tek kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare dhe kritikoi ligjet dhe Buxhetin e miratuar nga mazhoranca.
Në fund të fjalës së saj, deputetja ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare të Partisë Demokratike më 22 dhjetor, me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale dhe për të siguruar që fondet dhe vendimet të shkojnë te qytetarët dhe që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë.
“Ju keni zgjedhur të përballeni e të protestoni, të flisni në emër të mijëra shqiptarëve që protestojnë për gjendjen e tyre, e që ende nuk kanë gjetur kurajon që të bashkohen. Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, dikush për shkak të sëmundjes së nënës, dikush se nuk sheh të ardhmen dhe të gjithë kanë arsye, nuk kanë shpresë për Shqipërinë.
Jemi afër festave dhe familjet shqiptare janë varfëruar, ata mendojnë se si do të shtyjnë javën, se nuk mund të bëjnë dot asnjë dhuratë për fëmijët e tyre. Shumë prej tyre sipas INSTAT jetojnë në varfëri ekstreme, këta nuk bëjnë as ligjin e minimumit jetik. Parlament që mendo vetëm për njerëzit e vetë, bëjnë amnisti fiskale për të falur miliona euro për mbështetësit e tyre, ndërkohë që mund të jepeshin për familjet në nevojë. A mund të mbijetosh me 60 mijë lekë të vjetra në muaj? Po me pensionin rural?
Kemi që në shtator në Kuvend dhe nuk është kaluar asnjë ligj për qytetarët, vetëm ligje për oligarkët. Ne propozojmë ligje dhe amendamente që nga Spitali Onkologjik, tek vrasjet nëpër shkolla, siguria, por nuk e miratojnë, që janë një e njëqindtta e tunelit të Llogarasë, por ata nuk miratojnë. Zona e jugut, Delvina e Finiqi janë përmbytur, por asnjë ligj shpërblimi nuk bëhet, nuk kanë para, s’ka para buxheti, por paratë janë e buxheti është, po janë qeveritarët e korruptuar.
Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën policore ndaj tyre, sheshi është për të gjithë, denoncoj dhunën qeveritare ndaj opozitës.
Ndaj të mblidhemi, të jemi të fuqishëm më 22 dhjetor, të bëjmë protestë kombëtare, e që të sigurojmë që paratë të shkojnë te qytetarët dhe që zgjedhjet të jenë të lira, të vendosin qytetarët se kush duan të qeverisë dhe jo ta japin votën nën presion. Më 22 dhjetor në këtë shesh, të jemi shumë e të bashkohemi pa asnjë dallim”, tha deputetja demokrate.
Para nisjes së protestës së Partisë Demokratike, e lajmëruar për orën 18:00 para Kryeministrisë, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” pranë Kryesisë së Kuvendit, për t’i lënë vend simpatizantëve të opozitës./ Dosja.al
Sondazh
Foltorja e PD para Kryeministrisë/ Vokshi: Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vlerësua roli i tij historik, zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale
Foto ilustruese TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se Berisha u zgjodh zv/president i IDC-CDI sepse u vler&...
FOTOLAJM/ Argita Berisha i bashkohet protestës të së PD-së para Kryeministrisë
Argita Berisha TIRANA- Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku kryesore janë kërkesat për dorëhe...
Nis "Foltorja" e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët demokratë
Foto nga protesta TIRANA- Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë ka pak momente që ka nisur, ku deputetja Albana Vo...
FOTOLAJM/ Policia i largoi nga Kryeministria, mbështetësit e Lapajt 'zhvendosen' në krah të Kryesisë së Kuvendit
Foto nga vendngjarja TIRANA- Lëvizja “Shqipëria Bëhet” u largua me forcë nga sheshi para Kryeministrisë, ku protestoni...
FOTOLAJM/ "Foltorja" e PD para Kryeministrisë! Demokratët "burgosin" ministrat e socialistët e marr nën hetim, i veshin me uniformën e burgut
Foto nga vendngjarja TIRANA- Në nisje të protestës së sotme, Partia Demokratike ka vendosur sërish para Kryeministrisë f...
U akuzua se mblodhi vota për Endri Shabanin/ Duma i përgjigjet Nokës: Nuk është loja ime, keni 20 vite në pushtet dhe nuk dini ta lëshoni
Foto ilustruese TIRANË- Grida Duma i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Fla...
Prej 10 muajsh në burg! Bashkia e Tiranës i dërgon shkresë KQZ: Për Erion Veliajn nuk ka kaluar paga për 10 muaj, kërkojmë udhëzim...
Erion Veliaj TIRANA- Bashkia e Tiranës i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërk...
FOTO/ Bidonë, portokalle dhe batanije! Lapaj zbraz fjalorin: Këto janë raketat dhe tanket që do përdornim kundër këtij shk*rdhate dhe Kryeministrisë së leshit
Adriatik Lapaj TIRANA- Adriatik Lapaj ka shfaqur para Kryeministrisë portokalle, bidonë me ujë dhe batanije, të cilat sipas tij do t&eu...
Partia Demokratike kundër zgjedhjes së Endrit Shabanit si Avokat i Popullit! Do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Endri Shabani, Sali Berisha TIRANA- Partia Demokratike ka vendosur të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit n&eum...
"Kujdes të moshuarën, MOS e prekni!" Përplasje të ashpra mes protestuesve të Lapajt dhe policisë para Kryeministrisë: Maskarenj, si s'iu vjen turp! Thërrisni ambulancën...
Foto nga protesta TIRANA- Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë ka nisur me tensione dhe përplasje. Protestuesit janë...
