Politike

Berisha: Gjëja më kryesore është zënia për tre javë e këtij sheshi! Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne

 Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se PD do të përdorë të gjitha format e qendresë dhe të gjitha format e rezistencës deri në largimin e Ramës.

15 Dhjetor 2025, 19:35 Nga E.d
Berisha: Gjëja më kryesore është zënia për tre
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se data 22 dhjetor është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltoren e PD-së, Berisha u shpreh se PD do të përdorë të gjitha format e qendresë dhe të gjitha format e rezistencës deri në largimin e Ramës.

Lideri i opozitës tha se qëllimi i qytetarëve duhet të jetë zënia për tre javë e sheshit. Në fund, Berisha tha se në protestë duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre dhe për të shpëtuar të ardhmen e tyre.

"Koha është e guximtarëve. Koha është e sakrificës. Por ne jemi të vendosur për sakrificë. Ne jemi të vendosur sepse jemi në të drejtën tonë. Ne do i japim atij përgjigjen që meriton. Bllokon me gjykatë pezullimin e bashkëhajdutes. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e botës. Dhe vazhdojnë tani të vjedhin, të vjedhin, të vjedhin çdo ditë. Pra, data 22 është data e protestës së përgjithshme kombëtare. Data në të cilën rrugët e Tiranës do të ushtojnë, largohu hajdut se koha jote ka marrë fund. U garantoj se PD do bëjë gjithçka për frontin më të gjerë të mundshëm në këtë betejë. U garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qendresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij.

Por miq, në qoftë se më pyesni cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne. Për këtë duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre. Si opozitë, ne paraqitëm para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë. Por natyrisht, miliardat, dhuna, terrori, policia politike e votës, të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet dhe i shndërruan në farsë. Tani ne jemi vota, jemi guximi, jemi forca, jemi fitorja." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll