Bota

Skena lufte në Pakistan! 60 persona të armatosur plaçkisin mijëra euro në banka, vritet një polic dhe një civil

Sipas një oficerit të Panjgurit, sulmuesit tentuan të plaçkitnin edhe dy banka të tjera, por përleshjet me forcat e sigurisë i detyruan të largoheshin. Ngjarjet ndodhën në një zonë të njohur për aktivitetin e grupeve të armatosura separatiste.

15 Dhjetor 2025, 20:12 Nga M.L
Skena lufte në Pakistan! 60 persona të armatosur plaçkisin
Foto ilustruese

PAKISTAN- Një sulm i armatosur ndaj disa bankave në provincën jugperëndimore të Balochistanit në Pakistan ka rezultuar me vdekjen e një polici dhe një civili, si dhe plagosjen e dy policëve të tjerë. Sipas meidave të huaja, të paktën tre banka u plaçkitën, me një vlerë totale të grabitur prej rreth 150 milionë rupi (rreth 550,000 euro).

Sipas një oficerit të Panjgurit, sulmuesit tentuan të plaçkitnin edhe dy banka të tjera, por përleshjet me forcat e sigurisë i detyruan të largoheshin. Ngjarjet ndodhën në një zonë të njohur për aktivitetin e grupeve të armatosura separatiste.

Një zyrtar i qeverisë konfirmoi se sulmuesit, rreth 50-60 persona të armatosur, mbërritën me 12 motoçikleta dhe katër makina. Ai i identifikoi si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Balochistanit, një grup i konsideruar terrorist nga Pakistani, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Provinca e Balochistanit, e kufizuar me Iranin dhe Afganistanin, ka burime të mëdha minerale dhe hidrokarburesh, por rreth 70% e popullsisë jeton në varfëri. Ushtria Çlirimtare e Balochistanit ka kryer më parë sulme ndaj investitorëve të huaj, forcave të sigurisë dhe qytetarëve jashtë provincës, duke përfshirë një incident në mars ku një tren me mbi 450 pasagjerë u sulmua dhe dhjetëra u vranë gjatë rrethimit dy-ditor.

Ngjarja vazhdon të hetohet nga autoritetet lokale, ndërsa askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

pakistan

Sondazh

Poll