Bota

Aeroplani JetBlue shmang përplasjen në ajër me avionin e Forcave Ajrore Amerikane pranë Venezuelës

Incidenti përfshinte fluturimin 1112 të JetBlue nga Curaçao, i cili ndodhet pranë brigjeve të Venezuelës, në rrugën për në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të New York City.

15 Dhjetor 2025, 12:47 Nga D.S
Aeroplani JetBlue shmang përplasjen në ajër me avionin e Forcave
Një aeroplan JetBlue

VENEZUELA- Një fluturim i JetBlue nga kombi i vogël karaibian i Curaçaos ndaloi ngritjen e tij për të shmangur përplasjen me një cisternë karburanti të Forcave Ajrore Amerikane të premten, dhe piloti fajësoi avionin ushtarak që i kaloi rrugën.

Për CNN, piloti i JetBlue tha se pothuajse patën një përplasje lart në ajër. Sipas një regjistrimi të bisedës së tij me kontrollin e trafikut ajror ai thotë se ata (avioni i Forcave Ajrore Amerikane) kaluan direkt në rrugën e tyre të fluturimit. 

Incidenti përfshinte fluturimin 1112 të JetBlue nga Curaçao, i cili ndodhet pranë brigjeve të Venezuelës, në rrugën për në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të New York City. Kjo ndodh ndërsa ushtria amerikane ka rritur fushatën e saj kundër trafikimit të drogës në Karaibe dhe gjithashtu po kërkon të rrisë presionin mbi qeverinë e Venezuelës.

Piloti tha se avioni i Forcave Ajrore më pas u drejtua për në hapësirën ajrore të Venezuelës.

“Trafiku na kaloi direkt përpara nesh, brenda një rrezeje prej 5 miljesh, ndoshta 2 ose 3 milje por ishte një furnizues karburanti ajër-ajër nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe ai ishte në lartësinë tonë. Na u desh ta ndalonim ngjitjen tonë.”- tha piloti i Forcave Ajrore./Dosja.al

jetblue venezuela forcat ajrore amerikane

Sondazh

Poll