Bota

Sulm kibernetik ndaj Bundestagut gjatë vizitës së Zelensky-t, ndërpritet aksesi në internet

Aktualisht po shqyrtohet nëse pas problemit qëndron një sulm i jashtëm dhe nëse ndërprerja ka implikime sigurie dhe se autoritetet po punojnë intensivisht për ta zgjidhur problemin.

15 Dhjetor 2025, 17:55 Nga M.L
Sulm kibernetik ndaj Bundestagut gjatë vizitës së Zelensky-t,
Foto ilustruese

GJERMANI- Bundestagu gjerman ra pre e një sulmi kibernetik ndërkohë që po zhvillohej vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, te kryetarja e parlamentit, Yulia Klöckner.

“Po përjetojmë një ndërprerje të madhe që nga ora 14:30 dhe që vazhdon ende,” deklaroi një zëdhënës i Bundestagut për gazetën, ndërsa shkaku i ndërprerjes ende nuk është i qartë.

Aktualisht po shqyrtohet nëse pas problemit qëndron një sulm i jashtëm dhe nëse ndërprerja ka implikime sigurie dhe se autoritetet po punojnë intensivisht për ta zgjidhur problemin.

Sipas raportimeve, ndërprerja nisi rreth orës 14:30 dhe të prekur janë disa fraksione parlamentare, deputetë dhe intraneti i Bundestagut.

Që nga fundjava, kryeqyteti gjerman është vendi i negociatave diplomatike për të vendosur fundin e luftës ruse që po vazhdon tashmë për gati katër vite në Ukrainë.

yulia klöckner

Sondazh

Poll