Politike

Nis "Foltorja" e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët demokratë

Vokshi shtoi se propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk mund të fshehin më realitetin, duke përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me takimet e PD-së me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

15 Dhjetor 2025, 18:24 Nga M.L
Nis "Foltorja" e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin
Foto nga protesta

TIRANA- Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë ka pak momente që ka nisur, ku deputetja Albana Vokshi mori fjalën e parë. Ajo theksoi se PD dhe kreu i saj, Sali Berisha, kanë gjetur mbështetje nga aktorët ndërkombëtarë.

Vokshi shtoi se propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk mund të fshehin më realitetin, duke përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme që lidhen me takimet e PD-së me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Sakaq kreu i kësaj force politike, Berisha ka mbërritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit i shoqëruar nga deputetët e Partisë.

foltorja e partisë demokratike

Sondazh

Poll