Politike

"Edi Rama qëndron në pushtet sepse ne nuk jemi në rrugë", Berisha: Në 22 dhjetor ora 18:00 është fillimi i protestës tonë

Lideri i opozitës tha se qëllimi i protestave është largimi i Edi Ramës nga pushteti. 

15 Dhjetor 2025, 15:14 Nga E.d
"Edi Rama qëndron në pushtet sepse ne nuk jemi në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron në pushtet sepse qytetarët nuk janë në rrugë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se më 22 dhjetor ora 18:00 është fillimi i protestës së PD-së. Lideri i opozitës tha se qëllimi i protestave është largimi i Edi Ramës nga pushteti. 

"Ne duhet të fillojmë qëndresën dhe protestat tona, të marrim fatin tonë në dorë, qytetarët shqiptarë të marrin fatin e tyre në dorë. Thirrja ime për ju është secili të t'i shtrojë pyetjen vetes, çfarë mund të bëjë më shumë. Dhe çdonjëri prej neve mund të bëjë shumë më tepër. Edi Rama qëndron në pushtet sepse ne nuk jemi në rrugë. Sepse ne nuk jemi në protesta për t'i treguar vendin që u tregohet diktaturave autoritare. Ne kemi tani çdo të drejtë të qëndrojmë në misionin tonë. Të nderuar deputetë, është e domosdoshme që në takimet tuaja me qytetarët, t'u bëhet thirrje guximtarëve, t'u bëhet thirrje qëndrestarëve, t'u bëhet thirrje qytetarëve, të mos pranojmë verdiktin që na ka diktuar Edi Rama.

Me fjalë të tjera të mos pranojmë këtë fat që ai na ka diktuar. Nuk e meritojmë ne këtë. Por të ngrihemi. Në këtë kuadër dita e hënë 22 dhjetor, ora 18:00, është fillimi i protestës sonë. Por duhet të jemi shumë të qartë, ne kemi vetëm një rrugë: protesta, protesta, protesta gjer në largimin e Edi Ramës. Dhe pa protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme, siç kanë faktuar narkodiktaturat apo diktaturat, ato nuk largohen. Ne jemi shumë dhe do jemi shumë më tepër. Por në radhë të parë nuk ka më të rëndësishme sesa vendimi i secilit prej nesh, çfarë do bëjmë më shumë. Faleminderit." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama pd

Sondazh

Poll