15 Dhjetor 2025, 15:50
Nga M.L
Spiropali
ATHINA- Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, në dy ditët e ardhshme, 16 dhe 17 Dhjetor. Vizita e Ministres Spiropali do të nisë në Presidencën greke, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës, Konstantinos Tasoulas, në orën 12.00.
Në orën 12.45, Spiropali do të ketë një takim dypalësh me homologun e saj Gerapetritis, të fokusuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministrja Spiropali do të nënvijëzojë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për të avancuar idenë e një hapësire të përbashkët europiane në rajonin tonë, ku vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si një tërësi strategjike.
Ministrat do të diskutojnë çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve me frymën e mirëkuptimit mes palëve. Pas takimit, Ministrat do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp rreth orës 14.30.
Në qendër të bisedimeve do të jetë edhe komunitetiti shqiptar në Greqi, si dhe nevoja për përshpejtimin e negociatave drejt nënshkrimit të marrëveshjes së shumëpritur për mbrojtjen sociale, që përfshin njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.
Në 16.00, Ministrja do të zhvillojë një bashkëbisedim me akademikë dhe ekspertë të Fondacionit Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane (ELIAMEP) me fokus rrugëtimin europian të Shqipërisë. Në 19.00, Spiropali do të takohet me komunitetin shqiptar në Greqi, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë.
Mëngjesin e së mërkurës, në orën 09.00, Spiropali do të takohet me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Dendias. Në orën 09.45, Spiropali do të takohet me përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrjeve që operojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë, për potencialin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Vizita e Ministres do të përmbyllet me një takim me Ambasadorët e vendeve të BE, si dhe Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, me rezidencë në Athinë, rreth orës 12.30, të fokusuar në perspektivën europiane të vendit tonë./ Dosja.al
george gerapetritis elisa spiropali
Politike
15 Dhjetor 2025, 15:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron në pushtet sepse...
Politike
15 Dhjetor 2025, 15:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se 20 prona u janë dhënë k...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:52
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti Tedi Blushi kritikoi hapur mazhorancën dhe Taulant Ballën në lidhje me projektligjin për t&...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama i dëshmoi opozitës dhe shqiptar&e...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se kjo është nj...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:20
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj i ka dërguar kërkesë Këshillit Bashkiak, që t...
Politike
15 Dhjetor 2025, 13:59
I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Një episod debati ka ndodhur ditën e sotme mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe socialistes Zegjine &...
Politike
15 Dhjetor 2025, 13:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarër në selinë blu, dekl...
Politike
15 Dhjetor 2025, 13:30
E. D
Sali Brisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Brisha tha se lidhur me vijimin e bashkëpunimit me PS, nuk do të të ket&...
Politike
15 Dhjetor 2025, 13:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, komentoi edhe qëndrimet e Ta...