15 Dhjetor 2025, 17:51
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Grida Duma i është përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Pak ditë më parë Noka tha se Duma ka mbledhur vota për Endi Shabanin, i cili u zgjodh Avokat i Popullit. Përmes një video të postuar në kanalin e saj të YouTube, Duma u shpreh se kjo nuk është loja e saj.
Ajo tha kur futet në lojë nuk është kjo lloj loje që bën. Duma u shpreh se Avokati i popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real, por është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera. Ajo u përgjigj edhe akuzave të bëra nëpër studio televizive “mos bëni opozitën e opozitës”, duke thënë se anëtarë të PD-së kanë nga 20 vite në pushtet dhe nuk dinë ta lëshojnë atë.
“Kishte dal Mul Noka nga mbledhja e kryesisë dhe kishte deklaruar se Grida Duma kishte bërë lobim për avokatin e popullit. Që ka dëshirë ndokush të më thërrasë në ndonjë lloj beteje për të qenë afashinant edhe mund ta kuptoj. Por që ka shqiptar që e ka ndjekur politikën, mua po ashtu dhe demokrat që nuk e di mirë kur unë futem në lojë nuk është kjo lloj loje që bëj, kjo është pak po e sigurtë. Se çfarë kanë dashur me këtë pseudo strategji njëri dhe tjetri të prodhojnë e dinë ata por unë kuptoj një gjë që nuk dinë gjë hiç. Çfarë nuk dinë? Nuk dinë që një pushtet si avokati i popullit, faleminderit që ma japin, por ua kthej mbrapsht me gjithë lecka sepse e kanë bërë me arna me logjikën e vet. Avokati i popullit nuk ka asnjë vlerë pushteti real, është një gol politik për të fshehur disa gjëra të tjera.
Vijnë nëpër studio televizive dhe kur vinin te unë thonin të njëjtën gjë “mos bëni opozitën e opozitës”. Kush është opozitë nga ju? Ju keni mbi 20 vite në pushtet, nga i pari te i fundit. Po ku dini të lëshoni pushtet ju. Ju po të dinit të lëshonit pushtet nuk bënit ato pocaqi gjëra që keni bërë me një anëtarësi të shkretë, keni një muaj që ka dalë një skandal dhe ishte për turp të zi të PD-së dhe tani që do qartësoj se nuk kam asnjë arsye që për standardin tim të mirë, për miqësinë time njerëzore, vjen ndokush dhe më tregon mua që mund të dalin këta dhe të thonë çfarë të duan dhe të merren me njerëz që ka peshë fjala”, shprehet Duma./Dosja.al
flamur noka pd grida duma
Politike
15 Dhjetor 2025, 17:45
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Bashkia e Tiranës i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërk...
Politike
15 Dhjetor 2025, 17:14
M.L
Adriatik Lapaj
TIRANA- Adriatik Lapaj ka shfaqur para Kryeministrisë portokalle, bidonë me ujë dhe batanije, të cilat sipas tij do t&eu...
Politike
15 Dhjetor 2025, 17:07
M.L
Endri Shabani, Sali Berisha
TIRANA- Partia Demokratike ka vendosur të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit n&eum...
Politike
15 Dhjetor 2025, 16:55
M.L
Foto nga protesta
TIRANA- Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë ka nisur me tensione dhe përplasje. Protestuesit janë...
Politike
15 Dhjetor 2025, 16:09
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar ish-drejtuesin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Aleksandër Shulla, dhe djalin ...
Politike
15 Dhjetor 2025, 15:50
M.L
Spiropali
ATHINA- Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetr...
Politike
15 Dhjetor 2025, 15:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron në pushtet sepse...
Politike
15 Dhjetor 2025, 15:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se 20 prona u janë dhënë k...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:52
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti Tedi Blushi kritikoi hapur mazhorancën dhe Taulant Ballën në lidhje me projektligjin për t&...
Politike
15 Dhjetor 2025, 14:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama i dëshmoi opozitës dhe shqiptar&e...