Bota

Masakra me 15 viktima dhe 40 të plagosur/ Australia ligje të reja dhe më të rrepta pas sulmit në Sidnei! Çfarë masash do merren për armët

Sipas Albanese, qeveria është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme duke përfshirë në veçanti nevojën për të miratuar ligje më të rrepta në lidhje me armët e zjarrit.

15 Dhjetor 2025, 09:09 Nga D.S
Masakra me 15 viktima dhe 40 të plagosur/ Australia ligje të reja dhe
foto ilustruese

AUSTRALI-  Kryeministri australian Anthony Albanese ka bërë thirrje për ligje më të ashpra për armët pas një sulmi vdekjeprurës në një plazh të njohur në Sydney, gjatë festës së Hanukkah, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin hebraik.

Sipas Albanese, qeveria është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme duke përfshirë në veçanti nevojën për të miratuar ligje më të rrepta në lidhje me armët e zjarrit. Policia australiane konfirmoi më parë se njëri nga sulmuesit kishte në posedim të ligjshëm gjashtë armë zjarri.

Çfarë masash po merren në konsideratë?

Sulmi në plazhin Bodai la të vdekur 15 kalimtarë dhe një nga sulmuesit, masakra më e keqe në vendin e Oqeanit në pothuajse tre dekada. Kryeministri i Partisë Laburiste, sqaroi se ndër masat që po merren në konsideratë janë kufizimi i numrit të armëve që qytetarët mund të posedojnë ligjërisht dhe rishikimi periodik i licencave të armëve./Dosja.al

australi sulm

Sondazh

Poll