Aktualitet

Krim në familje! Plagosi me thikë të vëllanë/ Në pranga 35-vjeçari në Elbasan

Në Spitalin Rajonal të Elbasanit, është paraqitur 46-vjeçari për të marrë ndihmën mjeksore i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia filloi menjëherë punën për të zbardhur rastin. 

15 Dhjetor 2025, 11:46 Nga D.S
Krim në familje! Plagosi me thikë të vëllanë/ Në
Policia Elbasan

ELBASAN-  Kapet në flagrancë 35-vjeçari, B.H., banues i fshatit Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka godiur me thikë vëllanë e tij, A.A 46-vjeç. Në Spitalin Rajonal të Elbasanit, është paraqitur 46-vjeçari për të marrë ndihmën mjeksore i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia filloi menjëherë punën për të zbardhur rastin. 

Uniformat blu bëjnë me dije se në banesën e 35-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë arme gjahu si dhe thika me të cilën dyshohet të ketë kryer krimin. Sipas tyre, ngjarja nisi nga motive të dobëta.

Njoftim nga policia

“Pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Elbasan ishte paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, një 46-vjeçar, me dëmtime të shkaktuara me mjet prerës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në dorë, vëllanë e tij, shtetasin A. A., 46 vjeç, për motive të dobëta. I dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe disa fishekë arme gjahu”/Dosja.al 

plagosje me thike elbasan

Sondazh

Poll