15 Dhjetor 2025, 12:03
Nga E. D
Gjykata e Shkodrës
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin me masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” për dy të rinjtë, Klevin Thepi, 24 vjeç dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç. Dy adolehentët akuzohen si organizatorët kryesorë të një sherri, ngjarje e ndodhur ditë më parë pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”, në qytetin e Shkodrës.
Në ngjarje u përfshinë 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshës 17–18 vjeç. Konflikti mes adoleshentëve nisi me grushte dhe më pas u përshkallëzua me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa gjatë përleshjes dyshohet se është përdorur edhe armë e ftohtë (thikë).
Si pasojë e dhunës, tre adoleshentë mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve, konflikti dyshohet se ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. 19-vjeçari, i identifikuar si Doronesto Kulla dyshohet se ka shkuar në ndihmë të vëllait të tij, një 17 vjeçari nxënës i shkollës “Shejnaze Juka” duke u përfshirë në përleshje së bashku me persona të tjerë.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Shkodrës dhe efektivët e njësisë “Shqiponja” ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe duke nisur hetimet. Fillimisht u arrestuan dy të rinjtë e dyshuar si organizatorë, Klevin Thepi dhe Doronesto Kulla. Ndërsa për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) u nis procedimi penal në gjendje të lirë./Dosja.al
gjykata e shkodrës
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 11:38
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat n...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 10:00
D.S
Foto ilustruese
KUKËS- Një 24- vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës e më pas ë...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 09:44
E. D
Rexhep Rraja
TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat e tyre n&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 09:17
D.S
Policia Durrës
DURRËS- Finalizohet një tjetër rast i prostitucionit nga policia në Durrës. Arrestohen 2 kolumbia...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 09:27
E. D
pamje nga vendngjarja
PESHKOPI- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, n...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 08:24
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili dogji dy makina të parkuara në qytetin e ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 07:17
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në shumicën e vendeve të zhvilluara, spitalet private arrijnë pikën e kthimit të investimit (&ld...
Aktualitet
15 Dhjetor 2025, 07:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 22:32
E. D
SKY ECC
TIRANË- Detaje të rej janë publikuar nga dosja e SPAK për grupin kriminal “Rraja”, ku 14 persona akuzohen për ...
Aktualitet
14 Dhjetor 2025, 22:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze n...