Aktualitet

VIDEO/ Ushtronin prostitucion në një banesë në Durrës! Arrestohen 2 kolumbiane dhe hetohet 6 të tjerë

Gjatë kontrolleve në apartament u sekuestruan 2 pasaporta kolumbiane, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15,093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore.

15 Dhjetor 2025, 09:17 Nga D.S

VIDEO/ Ushtronin prostitucion në një banesë në Durrës!

Policia Durrës

DURRËS-  Finalizohet një tjetër rast i prostitucionit nga policia në Durrës. Arrestohen 2 kolumbiane ndërsa hetohen në gjendje të lirë 6 persona të tjerë. Dy vajzat me iniciale J.C. 23 dhe M.A. 25 vjeçe, banuese në Kolumbi, ushtronin prostitucion në një banesë me qira në zonën e Vollgës.

Gjatë kontrolleve në apartament u sekuestruan 2 pasaporta kolumbiane, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15,093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

"Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “STORM” Gjatë fazës së 12-të, vihen në pranga dy shtetase kolumbiane, të cilat u kapën në zonën e Vollgës, Durrës. Dy shtetaset kolumbiane kishin marrë një apartament me qira në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

Procedohen penalisht edhe 6 shtetas shqiptarë për prostitucion. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara nga strukturat e DVP Durrës, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, u finalizua faza e 12-të e operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen nr. 1, rruga “Taulantia”, zona e Vollgës, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetaset J. C., 23 vjeçe, dhe M. A., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Kolumbi. Gjithashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 shtetas shqiptarë nga Durrësi, Shijaku dhe Kavaja, për veprën penale “Prostitucioni”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash në euro dhe lekë, si dhe 10 formularë dërgesash monetare me vlerë totale 15 093 euro, të transferuara familjarëve në Kolumbi brenda një periudhe 20-ditore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

durres prostitucion

Sondazh

Poll