Aktualitet

Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen copash nga përplasja, plagoset çifti i bashkëshortëve

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore, ndërkohë mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë.

15 Dhjetor 2025, 09:27 Nga E. D
Aksident në Maqellarë-Peshkopi/ Makinat bëhen copash nga
pamje nga vendngjarja

PESHKOPI- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë një çift bashkëshortësh ka mbetur plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Peshkopisë për ndihmë mjekësore, ndërkohë mësohet se gruaja e plagosur ishte shtatzënë. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Dosja.al

aksident ne maqellarë-peshkopi

Sondazh

Poll