Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, ekstradohet 24-vjeçari shqiptar në Kosovë

Mësohet se S.Ç. , banues në fshatin Borje ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë me arrest në burg.

15 Dhjetor 2025, 10:00 Nga D.S
I shpallur në kërkim për vjedhje, ekstradohet 24-vjeçari
Foto ilustruese

KUKËS- Një 24- vjeçar është shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës e më pas është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në Kukës. Mësohet se S.Ç. banues në fshatin Borje ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën e sigurisë me arrest në burg. 24-vjeçari pritet të ekstradohet nga Interpol Tirana për vepren penale "Vjedhje e rëndë".

Njoftim i policisë:

“Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin: S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit”/Dosja.al

interpol tirana kosove

Sondazh

Poll