Politike

"Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë"/ Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen 

Këtu ka ndërhyrë Ervin Salianji, i cili është shprehur se ka qenë në fushatë madje ka dhe foto nëpër zona të Kavajës.

13 Dhjetor 2025, 21:27 Nga I.A
"Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë"/
Berisha dhe Salianji

TIRANË- Debatet në kryesinë e PD-së gjatë mbledhjes së sotme janë zbardhur. Teksa po diskutonin, Berisha ka deklaruar se Hysen Kadiu nuk ka bërë fushatë për PD-në, por ka ikur në SHBA. Këtu ka ndërhyrë Ervin Salianji, i cili është shprehur se ka qenë në fushatë madje ka dhe foto nëpër zona të Kavajës.

Berisha i është kthyer Salianjit, duke thënë se po gënjen, ndërkohë që ish-deputeti i ka kërkuar ta tërheq këtë fjalë mbapsht ose ndryshe do të largohet nga mbledhja. 

Debatet:

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do të jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona, duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD-në.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

hysen kadiu sali berisha ervin salianji

Sondazh

Poll