Politike

"Më ke kërkuar firmën për Shabanin, nuk pranova"/ Salianji përplaset me deputetin demokrat: Qesharak po bëhesh me vetëdije

Himçi ka akuzuar Salianjin se i ka kërkuar firmën për Endri Shabanin, por theksoi se e ka refuzuar këtë gjë.

13 Dhjetor 2025, 21:15 Nga I.A
"Më ke kërkuar firmën për Shabanin, nuk pranova"/
Kryesia e od

TIRANË- Përplasjet në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike jane zbardhur. Një episod ka ndodhur mes deputetit Bledi Himçi dhe ish-deputetit Ervin Salianji.

Himçi ka akuzuar Salianjin se i ka kërkuar firmën për Endri Shabanin, por theksoi se e ka refuzuar këtë gjë. Nga ana tjetër, Salianji i është kthyer se e kanë detyruar që ta thonë atë, duke shtuar se po bëhet qesharak me vetëdije 

Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së. Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë. Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet./Dosja.al

ervin salianji bledi himçi

Sondazh

Poll