Politike

Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit, Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së

Mësohet se Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen Berishës, duke ja lënë në dorë atij nëse e pranon apo jo. 

13 Dhjetor 2025, 20:26 Nga I.A
Firmat për Endri Shabanin si Avokat i Popullit,  Agron Gjekmarkaj jep
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së. Mësohet se Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen Berishës, duke ja lënë në dorë atij nëse e pranon apo jo. 

"Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj," i është drejtuar Gjekmarkaj-Berishës.

Shkak për dorëheqjen e Gjekmarkajt, është bërë firmat për Endri Shabanin, që u zgjodh si Avokat i Popullit. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Berisha, do ia pranojë dorëheqjen e Gjekmarkaj apo jo./Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll