Sport

VIDEO/ Teuta dhe Tirana "shtërngojnë duart", nuk ka fitues në “Niko Dovana”

Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Niko Dovana”, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pike, që pak u bën punë…

13 Dhjetor 2025, 22:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Teuta dhe Tirana "shtërngojnë duart", nuk ka fitues

DURRES - Është mbyllur në barazim 1-1 sfida Teuta-Tirana, e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit Abissnet Superiore.

Gjithçka është vendosur në pjesën e parë: Tirana ka kaluar në avantazh me Ndong (4’), por durrsakët kanë barazuar shifrat me Beshirajn (31’), që realizon nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 4-t - Tirana zhbllokon shifrat, golin vjen nga mbrojtësi Basilio Ndong.


Sfida ka qenë e bukur dhe e luftuar. Tirana gjen shumë shpejt golin me një kundërsulm që finalizohet nga Ndong. Bardheblutë shënojnë sërish, por goli i Falaje anulohet për pozicion jashtë loje.

Teuta dominon fushën dhe fiton një 11-metërsh, që kthehet në gol nga Beshiraj.


Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Tirana proteston dhe nuk del në fushë në pjesën e dytë. Pas 10 minutash rifillon takimi. Teuta është më kërkuese në 45 minutat e dyta, por nuk arrin që të gjejë golin e avantazhit. Mbyllet në barazim 1-1 sfida në “Niko Dovana”, me dy skuadrat që detyrohen të ndajnë nga një pike, që pak u bën punë.

Teuta ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Tirana shkon 8 pikë, por vazhdon që të qëndrojë në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll