Sport

VIDEO / Liverpool rigjen fitoren dhe Salah, Chelsea ngjitet sërish brenda 4-shes!

Në Premier League janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 16-të, ku në fushë zbritën Chelsea dhe Liverpool.

13 Dhjetor 2025, 18:15 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool rigjen fitoren dhe Salah, Chelsea ngjitet sërish brenda

ANGLI - Në Premier League janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 16-të, ku në fushë zbritën Chelsea dhe Liverpool.

“Blutë” e Londrës arritën të riktheheshin te fitorja, duke mundur me rezultatin 2-0 Everton. Palmer dhe Malo Gusto ishin ata që ndihmuan ekipin e Marescës të merrnin tre pikët dhe të riktheheshin në “Top 4”.

Një fitore të rëndësishme e mori edhe Liverpool. “Reds”-at mundën Brighton 2-0 falë dy golave të Ekitike. Në fushë u rikthye edhe Salah, i cili u fut në minutën e 26’ të takimit. Kjo është fitorja e dytë radhazi për “Reds”-at në të gjitha kompeticionet, të cilët ngjiten në vendin e 6-të me 26 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll