Sport

VIDEO/ Ze Gomez “in-extremis” shpëton Elbasanin, ndëshkim befasues për Vorën!

Pas 16 javësh në Superiore, verdheblutë mbajnë kreun me 32 pikë, përkohësisht 4 pikë më shumë se Egnatia ndjekëse.

13 Dhjetor 2025, 22:45 Nga DOSJA

VIDEO/ Ze Gomez “in-extremis” shpëton Elbasanin, ndëshkim

ELBASAN - Skuadra e Elbasanit ka marrë një fitore “thriller” ndaj Vorës. Goli i sulmuesi portugez Ze Gomes në minutën e 90-të+4 i dha fitoren ekipit të Ivan Gvozdenovic. Vora u përpoq të marrë një pikë në “Elbasan Arena”, por nuk mundi.


Gjatë 90 minutave Elbasani ishte dominues në raste të krijuara dhe volum loje, 5-1 goditjet në kuadrat. Dëmtimi i mbrojtësit të rëndësishëm Ibrahim Abas trembi, por që fatmirësisht mbaroi siç duhet për elbasanasit.

Pas 16 javësh në Superiore, verdheblutë mbajnë kreun me 32 pikë, përkohësisht 4 pikë më shumë se Egnatia ndjekëse. Për Vorën e Bellajit, kriza ka filluar të ndihet, 5 ndeshje pa fitore radhazi, vendi i 7-të me 16 pikë.   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll