Sport

E pazakontë: sulmuesi Carrasco nuk stërvitet sepse do... një shërbëtore në shtëpi!

Sulmuesi belg ishte figura kryesore në një moment të çuditshëm në Arabinë Saudite.

13 Dhjetor 2025, 18:30 Nga DOSJA

E pazakontë: sulmuesi Carrasco nuk stërvitet sepse do... një

ARABIA SAUDITE - Yannick Carrasco, sulmuesi i Al Shabab, nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit gjatë javës dhe arsyeja është, për të thënë të paktën, e çuditshme. 

Raportohet se 32-vjeçari belg i kërkoi klubit arab një pastruese dhe refuzoi të stërvitej derisa kërkesa e tij të plotësohej. 

Megjithatë, Carrasco është rikthyer tashmë në stërvitje, pasi klubi ka postuar foto në rrjetet sociale ku shihet belgu me ekipin.  

Por pyetja mbetet: a ia doli në fund Yannick Carrasco qëllimit të tij dhe a e punësoi një pastruese? 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll