Sport

VIDEO/ Partizani nuk ndalet drejt “Final 4”! Të kuqtë mundin edhe Flamurtarin…

Të kuqtë ngjiten në vendin e 6-të me 23 pikë, 2 më pak se Vllaznia e “Final 4”.

13 Dhjetor 2025, 22:34 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani nuk ndalet drejt “Final 4”! Të kuqtë

TIRANE - Partizani ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-1.

Për të kuqtë, autorët e golave ishin Vusal Isgandarli (33’) dhe dibrani Xhuliano Skuka (85’) me panallti. Në krahun tjetër golin e vetëm për vlonjatët e shënoi Herald Marku (70’) po nga penalltia, por humbja nuk u shmang.

Kështu, të kuqtë ngjiten në vendin e 6-të me 23 pikë, 2 më pak se Vllaznia e “Final 4”. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të ( të parafundit).

Ja dhe golat e realizuar, shikoni videot:

33' GOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli.


70' GOL FLAMURTARI! Shënon Herald Marku.


85' GOL PARTIZANi! Shënon Skuka.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll