Politike

Deputetët e PD-së kërkojnë masë disiplinore ndaj Taulant Ballës: Përdori gjuhë fyese, të përjashtohet 30 ditë 

Përmes një kërkese të depozituar në Kuvend, ata kërkojnë një masë displinore ndaj Ballës, duke argumentuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj grupit parlamentar të opozitës.

12 Dhjetor 2025, 15:48 Nga E.d
Deputetët e PD-së kërkojnë masë disiplinore ndaj
Foto ilustruse

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar përjashtimin e Kreut të grupit paralamentar të PS-së, Taulant Balla për një afat një mujor. Përmes një kërkese të depozituar në Kuvend, ata kërkojnë një masë displinore ndaj Ballës, duke argumentuar se ka përdorur gjuhë fyese ndaj grupit parlamentar të opozitës.

Opozita deklaroi se gjuha e përdorur nga Balla, shkel Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit. Rregulla të cilat ndalojnë përdorimin e gjuhës fyese, diskriminuese dhe joparlamentare. Në lidhje me këtë, ata thanë se drejtuesi i seancës nuk mori asnjë masë ndaj tij, gjatë seancës parlamentare kur u përdor kjo gjuhë.

Ndaj ata i bënë thirrje kryetares së Kuvendit, të zbatojë rregullat ndaj çdo deputeti, në rastet kur përdoret gjuhë fyese në seancat parlamentare. Në fund, deputetët opozitar kërkuan mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, në mënyrë që të merret masa disiplinore ndaj Ballës, ku të përjashtohet për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet./Dosja.al

taulant balla pd kuvend

Sondazh

Poll