Politike

"Duhet të njihet me 61 mije faqet e dosjes"/ U tërhoq nga mbrojtja e Erion Veliajt, avokati Artan Gjermeni: Kërkojmë që kryetari të ketë akses në një kompjuter pa internet

Avokati kërkoi që kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj të ketë akses në një kompjuter pa internet, që të të njihet me 61 mije faqet e  dosjes.

12 Dhjetor 2025, 15:11 Nga E. D
"Duhet të njihet me 61 mije faqet e dosjes"/ U tërhoq nga
Artan Gjermeni

TIRANË- Avokati Artan Gjermeni ka folur lidhur me vendimin e tij për tu larguar nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për të mos qëndruar pas kafazit prej qelqi në seancat gjyqësore dhe për t’u njohur me aktet e dosjes. I ftuar në studion e News24, ai parashtroi sërish kërkesën e tij për Veliajn. Avokati kërkoi që kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj të ketë akses në një kompjuter pa internet, që të të njihet me 61 mije faqet e dosjes.

"Në këto kushte ne kërkojmë të na mundësohen aktet në dosje në mënyre elektronike. 61 mijë faqe unë i kam në rrugë elektorinike.  Kjo USB elektronike mund t’i jepet kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në dhomat e paraburgimit mbi një urdhërin të SPAK. Nuk e di pse bëhet kaq e vështirë, ndërkohë në vende të tjera të paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit me burg  kjo ndodh efektivisht.

Në Fier ke kompjutera  pafund që të pandehurit vejnë e lexojnë kaktet e tyre/ është kaq e thjeshtë një pajsije elektorinike e cila nuk ka akses në intrnet dhe rrjete sociale po bëhet lexues i një usb. Artan Gjermeni, avokati mbrojtës i kryebashkiakut, Erion Veliaj dha sot  dorëheqjen ditën e sotme. Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi vendimit të Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion GJKKO, e cila ka refuzuar kërkesën e tij që ti  jepej mundësia klientit të njihej me aktet e dosjes 60 mijë faqe. Më vonë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), i ka caktuar atij një avokat kryesisht, konkretisht Valentina Teodoreskun.

Ndërkohë seanca paraprake për kryetarin e bashkisë Tiranë është shtyrë për në datën 5 janar. Kryebashkiaku Veliaj kërkon heqjen e masës së vendosjes në kafaz gjatë seancave, vënien në dispozicion të plotë dhe të menjëhershme të akteve të dosjes në një formë të aksesueshme, si dhe shtyrjen e procedurës deri në garantimin e këtyre të drejtave.

Sipas kërkesës së dorëzuar nga mbrojtja argumentohet se gjykata ka aplikuar një standard të ndryshëm nga praktika e sa e mëparshme, në raste të ngjashme. Mbrojtja thekson se, duke qenë se dosja përmban rreth 60 mijë faqe, 21 GB në format elektronik, e drejta e të pandehurit për t’u njohur personalisht me materialet është thelbësore për garantimin e mbrojtjes efektive," tha avokati./Dosja.al

artan gjermeni

Sondazh

Poll